Forumi Botëror Ekonomik ka filluar sot në Davos, ku janë mbledhur rreth 3.000 persona nga bota e biznesit, zyrtarë shtetëror dhe nga grupet qytetare.
Mirëpo, në mes të pjesëmarrësve të takimit do të jenë vetëm tre liderë të vendeve më të zhvilluara: kryeministri japonez Shinzo Abe, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministri italian Giuseppe Conte.
Takimi i rregullt i liderëve afaristë dhe politikë në Davos sivjet do të kalojë pa disa nga emrat më të mëdha, pasi zyrtarët botërorë po i zgjidhin problemet vendore.
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr para më shumë se një jave me arsyetim se do të zgjidhë në Uashington çështjen e ndalimit të financimit të shërbimeve shtetërore, shkruan “Financial Times”.
Delegacionin amerikan do ta përbëjë sekretari shtetëror Mike Pompeo, ministri i tregtisë Willbur Ross dhe ministri i financave Steven Mnuchin.
Kryeministrja britanike Theresa May, gjithashtu mbetet në shtëpi, për shkak të krizës në lidhje me marrëveshjen me Brexit, e ardhjen e ka anuluar edhe presidenti francez Emmanuel Macron, i cili e dëshiron imazhin e liderit kryelartë derisa në gjithë vendin po zgjasin protestat.
Sivjet në Davos nuk do të jetë as presidenti kinez Xi Jingping, e as kryeministri indian Narendra Modi
“Në Forumin e Davosit do të mbizotërojë niveli i lartë i brengosjes për shkak të tregut të aksioneve, ngadalësimi i rritjes ekonomike dhe politikat ndërkombëtare”, ka thënë për Reuters Nariman Behravesh, ekonomisti kryesor i “IHS Market”
Ky disponim është pasojë e kontesteve tregtare, marrëdhënieve të tendosura ndërkombëtare, ngjarjeve rreth Brexitii, dhe ngadalësimi i rritjes ekonomike për shkak të cilit shumica frikësohen nga recesioni i ri.
Forumi Botëror Ekonomik do të zgjasë deri më 25 janar dhe deri atëherë do të mbahen 350 diskutime publike./Insajderi.com.