Pas barazimit me Villarrealin në "Santiago Bernabeu", Real Madrid ka lënë dy pikë të tjera në përballje me skuadrën surprizë të këtij stinori, Las Palmas.
“Los Blancos” nuk shkuan më shumë se një barazim 2-2 në udhëtim tek Las Palmas, raporton Gazeta Online Insajderi.
Ishte Asensio ai që shënoi golin e epërsisë për madrilenët në minutën e 33′ të takimit. Vendasit u kundërpërgjigjën vetëm gjashtë minuta më vonë përmes Tanausu, i cili barazoi shifrat në 1 me 1.
Benzema në pjesën e dytë e riktheu epërsinë, mirëpo goli i sulmuesit Araujo në minutën e 85′ vendosi rezultatin përfundimtar.
Përkundër barazimit Real Madrid rikthehet në krye të tabelës, duke kaluar Barcelonën me një pikë më shumë në renditje. /Insajderi.com