Dëmtohet Rashica, në dyshim për Kroacinë

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica ka pësuar një lëndim në gjurin e këmbës së djathtë, në ndeshjen e kësaj fundjave të kampionatit holandez "Eredivisie", ndaj Twentes.

Dëmtohet Rashica, në dyshim për Kroacinë

Mesfushori me tipare sulmuese megjithëse e filloi takimin nga minuta e parë, u largua nga loja në minutën e 27-të, për shkak të lëndimit që pësoi, raporton Insajderi.

Vetëm pas përfundimit të ndeshjes dhe kontrolleve më të detajuara do të kuptohet shkalla e dëmtimit të Rashicës, i cili mund të rrezikojë që të mos paraqitet për ndeshjen Kosovë-Kroaci, e cila zhvillohet më 6 tetor në Shkodër.

Rashica ishte njëri nga futbollistët më të dalluar të Kosovës në takimin e parë zyrtar të “Dardanëve” ndaj Finlandës. /Insajderi.com