Kampionë botërorë më në fund – raporti i finales

Kampionë botërorë më në fund – raporti i finales

Kampionati Botëror i Hendbollit, që u zhvillua në Gjermani dhe Danimarkë, përfundoi sot dhe pas dy javëve gara dhe një finaleje skandinave, Danimarka është kampione e botës në hendboll.

Ky është titulli i parë për shtetin që hendbollin e ka një nga sportet kombëtare dhe ekipin që ka qenë dy herë nënkampion i botës këtë dekadë, më 2011 dhe 2013.

Danimarka në finale mundi Norvegjinë, me rezultat 31:22, kurse me hendbollin e treguar dëshmoi se me shumë meritë e fitoi medaljen e artë, shkruan Insporti.

Pas një starti shumë të shpejtë të ndeshjes, ku të  dyja ekipet shënonin shpejt nga loja, kurse huqën nga një 7 metërsh në pesë minutat e parë, Novergjia pati një “bllokadë” në sulm dhe nuk shënoi për më shumë se 4 minuta lojë, raporton Insporti.

Kjo i mundësoi Danimarkës që në minutën e 14-të të ndeshjes të krijojë epërsi prej 4 golash 9:5 dhe ta shtojë atë deri në fund të pjesës së parë që përfundoi 18:11 në të mirë të nikoqirëve të botërorit, të cilët elektrizuan 15 mijë tifozët fanatikë në Henring.

Epërsia prej 7 golave i mundësoi Danimarkës start komod të pjesës së dytë, kurse Norvegjia, përkundër tentimeve ishte e paaftë të rikthehej.

Në fakt, nëse shikohet më me vëmendje pjesa e dytë, fitohet përshtypja se norvegjezët u “harxhuan” në fitoren ndaj Gjermanisë në gjysmëfinalen e paharrueshme në Hamburg, ku fituan me 6 gola dallim dhe u plasuan në finale të Botërorit për herë të parë, shkruan Insporti.

Danezët në minutën e 45-të kaluan në epërsi prej 10 golave, sa parë të konfirmuar dominimin e tyre, kurse në fund fituan me 9 gola dallim.

Në këtë ndeshje, shfaqje të shkëlqyeshme dha portieri i Danimarkës  Niklas Landin, i cili ndali shumë përpjekje për shënim të norvegjezëve, bashkë me angazhimin e madh të defanzivë të lojtarëve të tjerë danezë.