Vazhdon ekzekutimi i protestuesve në Venezuelë, 35 të vdekur

Vazhdon ekzekutimi i protestuesve në Venezuelë, 35 të vdekur

Bilanci i protestave në Venezuelë kundër presidentit, Nicolas Maduro, përfundoi me të paktën 35 të vdekur dhe 850 të arrestuar në vetëm një javë, njoftuan sot disa OJQ.

“Ne kemi numrin e verifikuar me mbiemër, emër, vendin dhe përgjegjësit e dyshuar të 35 personave të vrarë në radhët e manifestuesve”, deklaroi Rafael Uzcategui, drejtor i OJQ-së “Provea” në një konferencë shtypi në Karakas.

Uzcategui denoncoi gjithashtu tetë “ekzekutime të paligjshme”  pas demonstratave, gjatë operacioneve policore në disa lagje të varfra.

Ai akuzoi agjentë të FAES (Forcat policore speciale) se janë përgjegjës për këto fatkeqësi.