Hysaj “blindohet” nga Napoli

Elseid Hysaj ka firmosur sot zgjatjen e kontratës së tij me Napolin dhe nesër klubi do të bëjë publik detajet e marrëveshjes nëpërmjet një lajmërimi zyrtar.

Hysaj “blindohet” nga Napoli

Konfirmimi i firmës ka ardhur nga gazetari i njohur italian, Ivan Zazaroni. Nëpërmjet një postimi në Twitter, ai ka zbuluar se firma e parashikuar për të hënën, është hedhur në kontratë që sot me shifra të cilat tashmë e renditin futbollistin shqiptar mes yjeve të kampionatit italian.

“Sot në mëngjes, Hysaj ka rinovuar kontratën e tij për katër vite të tjera duke katërfishuar rrogën”, ishte postimi I Zazaronit, opinionist i “La Domenica Sportiva” në rrjetin televiziv “Rai”. /Insajderi.com