Parlamenti britanik pengon Brexitin e “fortë”

Deputetët britanik kanë miratuar të martën një amendament jodetyrues me të cilin e përjashton mundësinë e Brexitit pa marrëveshje me Brukselin, si dhe një amendament me të cilin kërkohet zgjidhje alternative për të ashtuquajturin “Backstop” për kufirin irlandez.

Parlamenti britanik pengon Brexitin e “fortë”

Për amendamentin e parë kanë votuar 318 deputetë derisa kundër ishin 310.

Amendamenti nuk është juridikisht i obligueshëm për qeverinë, mirëpo ka forcë ligjore si vullnet i shprehur i parlamentit.

Parlamenti më herët këtë muaj, me shumicë bindëse refuzoi marrëveshjen dhe tani votohet për hapa të reja të mundshme.

Kompanitë frikësohen se në rast të Brexitit pa marrëveshje do të krijohet kaos ekonomik.

Nga BE, shumë herë është thënë se nuk mund të hapen përsëri negociatat mbi marrëveshjen.

Parlamenti ka refuzuar disa amendamente qëllimi i të cilëve ishte dhënia e kontrollit më të madh deputetëve mbi procesin e Brexitit./Insajderi.com.