Moska edhe më tutje dyshon në legjitimitet të Marrëveshjes së Prespës

“Rusia e ka njohur Republikën e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues, dhe edhe më tutje dyshon në legjitimitet të Marrëveshjes së Prespës”, ka deklaruar zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë Maria Zaharova.

Moska edhe më tutje dyshon në legjitimitet të Marrëveshjes së Prespës

“Moska gjithmonë është angazhuar e edhe më tutje angazhohet që çështja e emrit të Maqedonisë të zgjidhet në baza të cilat janë të pranueshme edhe për Shkupin edhe për Athinën”, ka thënë ajo në një konferencë për medie.

“Rusia e ka pranuar Republikën e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues”, ka pretenduar ajo.

Zaharov ka shprehur keqardhje që gjatë procesit janë lejuar “shkelje serioze të legjislacionit të brendshëm të njërës nga palët, me presion të fortë nga jashtë”.

“Ne konsiderojmë se vendet perëndimore janë udhëhequr me interesa gjeopolitike, në mënyrë që Maqedonia sa më shpejtë të tërhiqet në NATO, e jo për të kontribuuar për zgjidhjen e këtij kontesti bilateral”, ka theksuar Zaharova.

Mirëpo, ajo nuk është përgjigjur në mënyrë të drejtpërdrejtë në pyetje të gazetarit grek se a do ta njoh Rusia Maqedoninë Veriore dhe se a do të vendoset kjo çështje në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara./Insajderi.com.