Federata Ndërkombëtare e Xhudos ka përpiluar një video, ku ka përmbledhur pesë rrëzimet më të mira nga gara e Tel Avivit. Krenaria e sportit kosovar, Majlinda Kelmendi triumfoi në këtë kampionat, duke fituar të artën në kategorinë deri në 52 kilogram. 27-vjeçarja mposhti në finale kundërshtaren nga Izraeli, Gili Cohen, derisa tregoi formë fantastike përgjatë rrugëtimit deri në këtë fazë. Në përmbledhjen e përgjithshme të pesë rrëzimeve më të mira, nga të dy kategoritë – meshkuj dhe femra – Kelmendi është përfshirë me rrëzimin që i bëri rivales nga Zvicra, Fabienne Kocher në çerek-finale. Shikoni videon e mëposhtme nga minuta 1:15. /Insporti.com/
Lajmet e fundit
- Lajme / BE: Kosova pengon normalizimin e marrëdhënieve
- Lajme / Kuvendi i Kosovës shënon Ditën e Demokracisë
- Lajme / Ashton: Veriu i Kosovës gjithmonë ka qenë problematik
- Lajme / Dy policë të Kosovës sulmohen në Graçanicë
- Bota / Zelensky kërkon vazhdimin e marrëveshjes së drithërave, pa pjesëmarrjen ruse
- Sport / Futbollisti me origjinë shqiptare: Stop krahasimeve me Del Pieron