Ish-bashkëlojtari i Adnan Januzajt, Paul Pogba, e ka uruar kosovarin përmes një postimi në rrjetet sociale.
Januzaj e ndan të njëjtën datëlindje (5 shkrut) me disa nga futbollistët më të njohur në botë, si Cristiano Ronaldo dhe Neymar.
Përderisa shumica e futbollistëve ia urojnë këtyre të dyve ditëlindjen, Pogba e veçoi Januzajn. “Urime ditëlindjen, vëllai im i vogël. Ti e di nga e ke marrë këtë ‘swag’, haha”, ka shkruar Pogba në llogarinë e tij në Instagram.
Këtë urim, francezi e ka përcjellë me tri fotografi të këtyre të dyve së bashku, gjatë kohës sa të dy luanin për Manchester Unitedin.
Pogba dhe Januzaj kishin qenë së bashku te “Djajtë e kuq” nga marsi i vitit 2011 deri më gusht të vitit të 2012, kur francezi u transferua në Juventus. Januzaj e vazhdoi karrierën e tij në Manchester United deri në vitin 2017.
Por pas dy sezonesh i huazuar, më në fund u shit në Real Soiedad, ku edhe luan tani.
Kur Pogba u kthye në Manchester United, në vitin 2016, Januzaj ishte ende lojtar i “Djajve i kuq”, mirëpo ishte i huazuar në Sunderland.