Pasuria e Trump u pakësua me 800 milionë dollarë në vit

Pasuria e Trump u pakësua me 800 milionë dollarë në vit

Pasuria e kandidatit republikan për Shtëpinë e Bardhë ka rënë në 800 milionë dollarë në krahasim me vitin e kaluar, ka njoftuar revista ekonomike “Forbes”.

Shkak për këtë rënie të pasurisë është ‘zbutja’ e tregut të pasurive të paluajtshme në Nju Jork.

Të hënën, gjatë debatit presidencial, Trump tha se “kam një pasuri të jashtëzakonshme. Është koha që këtë vend ta drejtojë dikush që ia ka idenë parave”.

Trump ka investuar 50 milionë dollarë nga pasuria për fushatën e tij zgjedhore, njofton BBC.

Ai ka refuzuar të publikojë të dhënat e tij për taksat, duke shtuar spekulimet se mund të mos jetë aq i pasur sa pretendon, ose nuk po i paguan të gjitha taksat./Insajderi.com