Avioni i Ronaldos bëri ulje të detyrueshme në Barcelonë

Avioni i Ronaldos bëri ulje të detyrueshme në Barcelonë

“Gulfstream G200”, me vlerë prej 19 milionë euro, pësoi një aksident të fundit të hënën në mbrëmje, në aeroportin “El Prat” (Barcelonë).

Aeroplani privat i portugezit të Real Madridit, ka filluar fluturimet rreth një vit më parë, por pësoi një defekt të rëndë këtë fillimjavë.

avvvvv

Katalanasja “Sport” njofton se nga ky aksident nuk ishte lënduar askush dhe, siç pritet, CR7 nuk ka qenë duke udhëtuar brenda.

Kujtojmë se të hënën e kësaj jave, skuadra e Real Madridit udhëtoi drejt Dortmundit për t’u përballur me Borussia Dortmund të martën, në Ligën e Kampionëve, ku Merengues-it barazuan 2-2. Aeroplani i Cristiano Ronaldos është prodhim i kompanisë prestigjioze amerikane “Gulfstream”. Ai ka të gjitha komoditetet për të udhëtuar me miqtë dhe familjen e tij.

Më poshtë shihni se cili është “Gulfstream G200”, avioni privat i yllit të Real Madridit: