Pas një periudhe të gjatë, Drilon Hajrizi është ftuar në Përfaqësuesen e Kosovës për ndeshjen e ardhshme kundër Rumanisë.
Sot, selektori Damir Mulaomerovic ka publikuar listën, derisa emri më i befasishëm ishte ai i Hajrizit, shkruan Insporti.
Janë të njohura raportet e tij të tensionuara me Përfaqësuesen nga e kaluara, kështu që emri i tij në listë është risia më e madhe në përzgjedhje.
I kontaktuar nga Redaksia e Insportit, Hajrizi ka treguar detaje rreth ftesës.