“Më thanë se do më prisnin kokën” – Rrëfehet shërbëtorja e Michael Jackson

“Më thanë se do më prisnin kokën” – Rrëfehet shërbëtorja e Michael Jackson

Adrian McManus ka qenë punëtorja e besuar në shtëpinë e yllit të popit, Michael Jackson në Neverland, Kaliforni.

Ajo punoi me vite të tëra në shumë shtëpinë e tij, dhe pa gjëra për të cilat nuk foli hapur kurrë pasi e kishin kërcënuar se do ta vrisnin.

Në një intervistë ajo tregoi se kishte parë këngëtarin e famshëm duke puthur e ledhatuar djem të rinj të cilët e vizituan Neverland, duke mos fshehur asnjë dyshim se punëdhënësi i saj ishte pedofil.

“Kishte një anë të mirë tek ai, por gjithashtu edhe një anë të errët”- tha ajo.

“Ata më thanë se nëse do të dilja ndonjëherë të flisja para televizioneve, ata do të punësonin dikë të më priste kokën dhe nuk do të mund të më gjenin trupin kurrë.”

McManus, 56 vjeçare tha se këngëtari i kishte sjellë një listë të gjatë të djemve të rinj në dhomën e tij të gjumit dhe se kishte parë shumë gjëra shqetësuese kur kishte pastruar dhomën e tij, duke filluar prej vazelinës e cila gjendet kudo në shtëpi, mbathjet e brendshme të fëmijëve, foto të tyre, libra masturbimi e shumë të tjera.

Shërbëtorja beson se këngëtari arriti t’i fsheh këto fakte në një teatër larg nga shtëpia e tij në Neverland, para se të vdiste para 10 viteve nga abuzimi i drogës.

Akuzat e saj u mbështetën edhe me publikimin e dokumentarit “Leaving Neverland”, ku dy persona Wade Robson dhe Jimmy Safechuck tregojnë për abuzimet nga ana e Jackson./Insajderi.com