Juncker pesimist rreth gjasave të shmanget Brexiti kaotik pa marrëveshje

Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker ka thënë se përkundër bisedimeve konstruktive me kryeministren britanike Theresa May ai është pesimist rreth gjasave të shmanget dalja kaotike e Britanisë së Madhe nga BE muajin e ardhshëm.

Juncker pesimist rreth gjasave të shmanget Brexiti kaotik pa marrëveshje

Juncker ka thënë sot në konferencën e BE se Brexiti pa marrëveshje “do të ketë pasoja të tmerrshme ekonomike dhe sociale” për Britaninë e Madhe dhe kontinentin evropian dhe ka shtuar se po bën gjithçka çfarë ai mundet që “të shmanget më e keqja”.

“Nuk jam shumë optimist rreth kësaj çështjeje”, ka shtuar Juncker.

Mbrëmë vonë May dhe Juncker kanë kumtuar se kanë pasur bisedime “konstruktive” në selinë e BE në Bruksel.

Ata kanë pretenduar se negociatorët do të kërkojnë në mënyrë urgjente dalje nga rruga pa krye e Brexitit për të penguar që Britania e Madhe të dalë nga blloku evropian më 29 mars pa marrëveshje dhe periudhë të lehtë kalimtare./Insajderi.com.