Sikurse raportojnë mediet kanadeze parlamenti ka njoftuar se do të shtohen 1 mili" />

Një nga shtetet më të fuqishme ekonomike të botës, hap dyert për imigrantë

Një nga shtetet më të fuqishme ekonomike të botës, hap dyert për imigrantë

Kanadaja ka hapur dyert për të mirëpritur rreth 1 milion emigrantë në harkun kohor 2019-2022.

Sikurse raportojnë mediet kanadeze parlamenti ka njoftuar se do të shtohen 1 milion banorë të përhershëm në këtë periudhë, çka do të përbëjë 1% të popullsisë.

Kjo nuk është hera e parë që shteti kanadez mirëpret emigrantë nga vendet e tjera. Në vitin 2017 popullsia u shtua me 286 mijë banorë të përhershëm. Në 2018 ishte parashikuar një shifër prej 350 mijë banorësh, e cila më pas në 2020 pritet të shkojë në 360 mijë, shkruan Opinion.

Ky fluks emigrantësh do të rrisë fuqinë e punës. Kjo lloj nisme është marrë edhe nga shumë vende të tjera perëndimore.