Është vetëm 16 vjeç, por është shndërruar në një nga simbolet e aktivizmit për klimën dhe ka frymëzuar nxënës shkollash në të gjithë botën, për të bojkotuar mësimin " />

Aktivistja 16-vjeçare kërkon ndërhyrjen e BE-së për klimën

Aktivistja 16-vjeçare kërkon ndërhyrjen e BE-së për klimën

Është vetëm 16 vjeç, por është shndërruar në një nga simbolet e aktivizmit për klimën dhe ka frymëzuar nxënës shkollash në të gjithë botën, për të bojkotuar mësimin dhe për të dalë në protesta.

Quhet Greta Thunberg dhe është një aktiviste suedeze e klimës, dhe të enjten, ajo i ka kërkuar Bashkimit Evropian, të thellojë ambicien për reduktimet e gazrave që shkaktojnë efektin serë.

Në një konferencë të BE, Thunberg paralajmëroi se politikanët që dështojnë të luftojnë ndryshimet klimaterike do të kujtohen si të këqijtë e të gjithë kohërave, që e çuan botën drejt katastrofës.

“Shumë politikanë nuk duan të flasin me ne. As ne nuk duam të flasim me ta. Ne duam që ata të flasin me shkencëtarët, t’i dëgjojnë sepse ne vetëm përsërisim atë që ata thonë prej dekadash”, tha aktivistja 16-vjeçare.

Greta Thunberg mbajti një fjalim 10-minutësh para shefit të Komisionit Evropian, Jean Claud Juncker dhe shoqërisë civile. Asaj iu bashkuan edhe nxënës belgë, që planifikojnë të marshojnë në Bruksel për të shtatën javë radhazi, në protestë kundër ndryshimeve klimaterike.

Greta pushtoi faqet e para të gazetave me fjalimin e saj në dhjetor, në një takim për klimën në OKB, në Poloni, dhe është mbështetur fuqimisht nga aktivistët e klimës.

Çdo të premte, që nga gushti, ajo qëndron para ndërtesës së parlamentit në Stokholm, duke kërkuar që qeveria e saj të intensifikojë luftën kundër ndryshimeve klimaterike.

Në gjashtë muajt e fundit, dhjetëra e mijëra nxënës gjimnazi, në Sidnei, Bruksel, Berlin, Hagë, Londër dhe qytete të tjera, kanë ndjekur shembullin e saj.

Swedish 15-year-old girl Greta Thunberg holds a placard reading “School strike for the climate” during a protest against climate change outside the Swedish parliament on November 30, 2018. – In more than hundred cities across Sweden, environmentalists have organised protests, partly inspired by Greta Thunberg, who strikes every Friday against climate change outside the parliament since several months. UN’s annual climate talks which this year will take place in Poland starts on December 2, 2018. (Photo by Hanna FRANZEN / TT News Agency / AFP) / Sweden OUT (Photo credit should read HANNA FRANZEN/AFP/Getty Images)