Libri me i ri i Nasa përfshinë foto të tokës të papara më parë

Libri me i ri i Nasa përfshinë foto të tokës të papara më parë

Nasa ka publikuar librin më të ri të quajtur “Toka”. Ky libër përfshinë 168 faqe më fotografi të tokës nga sateliti në hapësirë. Këto foto tregojnë mënyrën se si në e shohim botën, shkruan Insajderi.

Libri ka 69 fotografi dhe është i ndarë në kategori të ndryshme: atmosfera, uji, toka, akulli dhe bora. Ai është i dizajnuar ti jap lexuesit njohuri rreth tokë si dhe pamje fantastike.

Pavarësisht fotografive magjepsëse Nasa nuk i ka përfshirë qytetet.

“Ne donim të bënim një hap prapa dhe të shikonim planetin pa gjurmën e njerëzve”- kanë deklaruar përfaqësues nga NASA.

Duke folu për librin Nasa tha se shpreson që këto foto të inspirojnë dikë të eksploroj, kuptoj dhe vlerësoj planetin që ne e quajmë shtëpi

Librin mund të gjendet në versione të ndryshme e-readers, në versionin PDF dhe HTML, po ashtu nëse preferoni mund  të blini një kopje fizike për 53 dollar./Insajderi.com