
Policia mbetën të befasuar kur një përdoruese e pakënaqur e drogës u ankua se asaj i kishin shitur sheqer kafe dhe jo kokainë, shkruan Insajderi.
Blerja e bërë me shumë se 200 funteve rezultoi në mashtrim, rast ky i cili u raportua në policinë e Craigavo, në Irlandën e veriut.
Zyrtarët më vonë postuan shkëmbimin në faqen e tyre në Facebook, duke paralajmëruar të tjerët për transaksionin e çuditshëm.
Një post në Shërbimin Policor të Irlandës së Veriut, Craigavon, në faqen e tyre në Facebook përshkroi shkëmbimin telefonik mes telefonuesit të pakënaqur dhe oficerit të policisë.
“Ne e kemi edhe më parë dhe do ta themi përsëri – tregtarët e drogës nuk kujdesen për asgjë përveç xhepave të tyre.”
“Një tregtar i pandershëm i drogës. Ku po shkon kjo botë ?”- thuhet në shkrimin e bërë nga policia në rrjetin social Facebook.
Ky post ka mbledhur më shumë se 1,000 shikime në Facebook dhe është komentuar shumë nga përdoruesit e këtij rrjeti social./Insajderi.com