Gjendet e vdekur 11-vjeçarja që ishte zhdukur para dy ditësh

Gjendet e vdekur 11-vjeçarja që ishte zhdukur para dy ditësh

11-vjeçarja Amberly Lee Barnett rezultonte e zhdukur prej dy ditësh, por pas orësh kërkime, policia gjeti trupin e saj të pajetë.

Ngjarja u regjistrua në Alabama dhe 11-vjeçarja ishte zhdukur të premten pasdite, nga shtëpia e tezes së saj në Collinsville.

Menjëherë pas njoftimit, autoritetet e zonës nisën kërkimet për gjetjen e Amberly, e cila u zhduk në momentin që një automjet tip “SUV” i zi u pa pranë shtëpisë së tezes.