
Sulmuesi i Everton, Enner Valencia, ishte me kombëtaren e tij të Ekuadorit për kualifikueset e Kupës së Botës, kur u prit nga policia dhe avokatët e nënës së fëmijës së tij.
Valencia u përball me autoritetet, që kishin një urdhër gjyqësor në dorë, sipas të cilit, futbollisti duhet të paguaj një shumë prej 13.350 funteve për mirëmbajtjen e fëmijës së përbashkët.
Zyrtarët gjyqësorë kanë qenë përsëri duke pritur anash fushës së blertë, gjatë ndeshjes kualifikuese të Ekuadorit, që mori një fitore ndaj kampionëve të “Copa America”.
Por Valencia është tërhequr diçka vonë, i plagosur në dukje, dhe u dërgua jashtë me një barrelë, para se të tërhiqej mbi një makinë të vogël golfi.
Skena të pabesueshme, të kapura në kamera nga Andrés Muñoz Araneda, se si futbollisti bëri rrugën rreth fushës, në pistë, ndërsa zyrtarët e policët shfaqen në ndjekje të Valencia, i cili u shty në një ambulancë të gatshme, për ta marrë atë dhe nxjerrë jashtë stadiumit, me sa duket në rrugën për në spital.
http://dai.ly/x4wgfwg