KB Peja ka arritur marrëveshje me organizatorin amerikan, Austin Tillotson, i cili në tri sezonët e fundit ishte pjesë e skuadrës amerikane Colgate Raiders.
Amerikani do të zëvendësoj Artem Slipenchuk dhe Theo Johnson të cilët u lëarguan ditë më parë, ende pa filluar sezoni.
Siç njofton klubi i Pejës, largimet e ukrainasit Slipenchuk dhe amerikanit Johnson janë bërë për arsye teknike.
“Ata nuk i kanë përmbushur pritshmëritë e klubit tonë”, thuhet në njoftimin e KB Pejës, raporton Insajderi.
Lojtari në fjalë njihet si një asistues i mirë dhe shënues i mirë nga distanca e tre pikëshit. Në skuadrën e Colgate Raiders, ai kishte një mesatare 15.1 të pikëve, 3.3 kercime dhe 5.2 asiste për ndeshje. /Insajderi.com