
Mes viktimave që humbën jetën gjatë sulmit terrorist në Zelandën e Re është edhe një trevjeçar.
Mucad Ibrahim, i përshkruar si një fëmijë i lumtur dhe energjik u vra gjatë sulmit ndërkohë që vraponte për t’u shpëtuar plumbave.
Me anë të një postimi në Facebook, familja e vogëlushit konfirmoi se fëmija nuk jetonte më.
Vëllai i madh i Mucad-it, Abdi Ibrahim u shpreh për mediat se i vogli dhe babai ishin në xhaminë al Noor në momentin që nisën të shtënat.
Abdi tregoi se si Mucad-i vrapoi me sa forcë që kishte për t’u larguar nga xhamia ndërkohë që ai dhe i ati u shtrinë në tokë duke u shtirur si të vdekur.
Një mik i familjes tregoi:
Mucad Ibrahim u nda nga jeta mbrëmjen e shkuar, në krahët e të atit dhe u mor më pas nga stafi i spitalit.”
Në sulmin terrorist të 15 marsit në Christchurch humbën jetën 49 persona dhe u plagosën me dhjetëra të tjerë.