Komuniteti mysliman ushtron presion për të ndaluar vajzat nga zhytja në ujë

Komuniteti mysliman ushtron presion për të ndaluar  vajzat nga zhytja në ujë

Shkolla myslimane private Khair Al  në Londër është nën presionin e anëtarëve të komunitetit të saj për t’i ndaluar vajzat të bëjnë aktivitete të tilla si zhytja në ujë, shkruan Insajderi.

Raporti i lëshuar tregon se shkolla ka pasur presion nga komuniteti mysliman për kët ëqështje, edhe pse ata e kishin lavdëruar shkollën për mënyrën s e si i drejtojnë prindërve një varg çështjesh shkollore të rëndësishme.

Përveç zhytjes, shkolla Al-Khair ofron studentëve të saj një përzgjedhje të psur të aktiviteteve si golf, kalërimi dhe gjuajtje me hark.

“I gjithë stafi është i përkushtuar për të siguruar një arsimim të ekuilibruar për nxënësit tanë dhe ne jemi të kënaqur që programi ynë i pasur është njohur së bashku me sjelljen dhe opinionin e mirë të nxënësve”.- ka thënë shkolla përmes një deklarate

Ata gjithashtu kanë vërë në dukeje se pas një aplikimi njëvjeçar me Departamentin e Arsimit, shkolla do të ndahet në dy departamente të veçanta për djem dhe vajza.

Kjo nuk është hera e parë që Shkolla e Al-Khair, e themeluar në vitin 2003, ka marrë masa të tilla.

Në janar të vitit 2016, një nga studentët e tyre meshkuj u pezullua pasi kishte komunikuar me një vajzë.

Shkolla e konsideron ‘përzierjen e lirë’ mes nxënësve meshkuj dhe femra të cilët konsiderohen jo të afërm të ngushtë si një shkelje e nivelit të lartë.

Djali adoleshent u akuzua për shkelje të politikës së sjelljes së tij pasi afera e tij me vajën ishte e tillë sa konsiderohej si një ngacmim seksual.

‘Si do të integrohen këta fëmijë në formën më të gjerë të shoqërisë kur duhet të punojnë në të njëjtat vende që punojnë me njerëz të seksit të kundërt? Kjo është krejtësisht e pakuptimtë. ‘- kishte thënë një prind i studentit.

‘Për mua, si një prind mysliman, nëse vajza apo biri im shkon në një shkollë myslimane dhe ajo ose ai flet në mënyrë të mirë me ndonjë djalë apo vajzë, pavarësisht se çfarë prapavije ka ai apo ajo, nuk ka rëndësi, sepse unë besoj se kjo nuk është kundër fesë sime. Cila është kjo politikë e pakuptimtë? Unë nuk mund ta kuptoj atë.”- ka shtuar ai./Insajderi.com