Trump del me hartë para kamerave: ISIS do të shkatërrohet sonte

Trump del me hartë para kamerave:  ISIS do të shkatërrohet sonte

President i SHBA-së, Donald Trump, ka dalë sot para gazetarëve me një hartë në dorë, për të treguar se si ka qenë ISIS-i më parë, dhe si është sot, transmeton Gazeta Express.

Ai tregon se fotografia e hartës lartë me të kuqe tregon se sa shumë territor ka pasur shteti Islamik, ku territori i saj është i mbushur me ngjyrë të kuqe, ndërsa në hartën poshtë tregon e njëjta hartë nga ku ka mbetur vetëm një pikë e vogël me të kuqe, që paraqet se sa pak territor i ka mbetur ISIS-it sot, dhe do të shkatërrohet deri nesër.

“Kjo hartë doli vetëm para 20 minutave. Këtu lartë është ISIS në ditën kur unë jam zgjedhur President, dhe ky është ISIS-i sot.” tha ndër tjera Presidenti amerikan, Donald Trump.