Samsung bënë thirrje që të fiken telefonat Galaxy Note 7

Samsung bënë thirrje që të fiken telefonat Galaxy Note 7

Gjiganti telefonik Samsung ka kërkuar nga të gjithë ata që e posedojnë linjën e telefonave Galaxy Note 7 që ta fikin atë, derisa të hetohen raportet e reja për shpërthimin e tyre në flakë.

Kompania jugkoreane po ashtu ka thënë se do të ndalojë të gjitha shitjet e telefonave.

Në shtator, Samsung ka tërhequr nga tregu 2.5 milionë telefona, pas ankesave se bateritë e tyre përfshihen nga flakët, shkruan BBC.

Më vonë, kompania i ka siguruar konsumatorët se telefonat e zëvendësuar janë të sigurt, por tani ka raporte të reja se edhe telefonat e rinj kapen nga flakët.

“Pasi siguria e konsumatorit mbetet prioriteti ynë kryesor, Samsung kërkon nga të gjithë partnerët në nivel global të ndalojnë shitjen e Glaxy Note 7 derisa të zhvillohen hetimet”, ka thënë kompania. /Insajderi.com