Rrahmani reagon pas barazimit me Danimarkën: Jemi të zhgënjyer

Rrahmani reagon pas barazimit me Danimarkën: Jemi të zhgënjyer

Qendërmbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani ka thënë se është i zhgënjyer me golin e pësuar në fund të ndeshjes ndaj Danimarkës, që vendosi rezultatin përfundimtar të takimit 2-2. Rrahmani, në një prononcim pas përfundimit të takimit, ka deklaruar se Kosova pësoi golat nga “disa gabime të thjeshta”, të cilat sipas tij, mund të ishin evituar me lehtësi.

“Danimarka e ka mbajtur më shumë topin edhe pse ne kemi pasur kundërsulme dhe gjysmë-kundërsulme. Por ata kanë treguar që janë të gatshëm për këtë ndeshje, jo siç kanë deklaruar para ndeshjes,” tha realizatori i golit të parë të “Dardanëve.”

“Ne pësuam golat nga disa gabime të thjeshta. Duhet të përmirësohemi që të mos pësojmë gola nga këto gabime të vogla.

Ai ka shtuar se “edhe pse barazuam, të gjithë jemi të zhgënjyer me rezultatin sepse e kishim rezultatin dhe kur e ke rezulatin kur barazon ose humb normalisht që nuk je i kënaqur me barazimin.

“Edhe pse trajneri i Danimarkës e konsideroi të lehtë përballjen me Kosovën duke e cilësuar si ‘ndeshje stërvitore’, ajo nuk doli të jetë e tillë.”