Kurdët sirianë shpallin fitoren përfundimtare kundër ISIS-it

Kurdët sirianë shpallin fitoren përfundimtare kundër ISIS-it

Luftëtarët kurdë sirianë, aleatë të amerikanëve kanë fituar përfundimisht kundër ISIS-it, pasi morën bastionin e fundit të grupit militant në Sirinë Lindore, deklaroi një zyrtar kurd.

“Forcat Demokratike të Sirisë deklarojnë eliminimin total të të ashtuquajturit Kalifat dhe humbjen territoriale prej 100 për qind nga ana e ISIS-it. Në këtë ditë të veçantë, ne përkujtojmë mijëra martirë, përpjekjet e të cilëve bënë të mundur fitoren”, tha Mustafa Bali, zëdhënës Forcave Demokratike Siriane, të mbështetura nga SHBA.

Bastioni i fundit i ISIS-it ishte Baguzi.

I vendosur pranë lumin Eufrat, në Sirinë Lindore, e pasur me burime energjetike, pranë kufirit me Irakun, ai ishte territori i fundit i rëndësishëm që ishte ende në duart e ISIS-it.