Kurz konfirmon lidhjet mes terroristit të Zelandës së Re dhe grupeve nacionaliste të Austrisë

Kurz konfirmon lidhjet mes terroristit të Zelandës së Re dhe grupeve nacionaliste të Austrisë

Kancelari Austriak ka konfirmuar këtë të mërkurë se autoritetet kanë gjetur lidhje financiare mes terroristit Brenton Tarrant, që kreu sulmin në xhaminë e Zelandës së re, dhe grupeve nacionaliste në Austri.

Kurz shtoi se qeveria Austriake po bën përpjekje për ta shkatërruar këtë grup, i njohur ndryshe si Lëvizja e Identitetit Austriak, pasi që agjentët e inteligjencës kanë zbuluar lidhje financiare të cilat ndihmonin terroristin për tu pajisur, transmeton Gazeta Express.

“Pozicioni ynë është shumë i qartë, asnjë lloj i ekstremizmit, çfarë do qoftë ai radikal islamik, apo ekstremizëm i krahut të djathtë, nuk ka vend në shoqërinë tonë.” tha Kurz.

Komentet e kancelarit vijnë pas deklaratës së sekretarit të policisë lokale të Grazit, se ata janë duke hetuar grupe të lidhura me terroristin. Bacher ka konfirmuar se grupi i dyshuar ka transferuar 1.500 euro në fillim të vitit 2018, si shenjë donacioni për të dyshuarin e sulmit në Christchurch.

Bacher shtoi se shuma e dhuruar, çuditërisht është më e madhe se donacionet tjera që i ka bërë ky grup.

Ndërkohë grupi ka mohuar se kanë qenë në dijeni të sulmit.

“Unë nuk jam pjesë e një organizate terroriste. Nuk kam të bëjë asgjë me atë njeri” tha Sellner, kryetar i grupit të dyshuar.

Kujtojmë se terroristi që sulmoi xhaminë në Zelandë të Re, ka bërë disa herë udhëtime drejt Evropës, e sidomos në Ballkan.