BE ndalon prodhimet plastike për një përdorim

Parlamenti Evropian ka votuar me shumicë bindëse për futjen e ndalesës së gjerë për përdorim të prodhimeve të plastikës për një përdorim, me qëllim të luftës kundër ndotjes prej plastikës së përdorur.

BE ndalon prodhimet plastike për një përdorim

Për futje të ndalesës prej vitit 2021 kanë votuar 560 deputetë të Parlamentit Evropian, ndërsa kundër ishin 35. Anëtaret e BE e kanë përkrahur ndalesën, mirëpo për të hyrë në fuqi, duhet që çdo anëtare ta miratojë këtë masë.

Ndalesa do ta përfshijë një spektër të gjerë të prodhimeve të plastikës për të cilët ekzistojnë alternativa, prej pipave deri te dëgjueset.

Prodhimet nga plastika për një përdorim nuk do të hiqen plotësisht, por masa bënë thirrje që ato të prodhohen nga materiale tjera kur është e mundur./Insajderi.com.