
Futbolli i Kosovës sot humbi njërin nga emrat më të shquar në historinë e vet dhe njërin nga punëtorët e shquar ndër dekada.
Shinasi Berisha ish gjyqtari ndërkombëtar dhe më pas zyrtari shumëvjeçar i KF Prishtina ka vdekur në moshën 73-vjeçare, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e Parkinsonit.
Insporti raporton se Berisha ka qenë gjyqtari i parë ndërkombëtar nga Kosova dhe për shumë vjet ka gjykuar në rangje të ndryshme të futbollit jugosllav, përfshi ndeshjet e Ligës së Parë Federative, ku ka qenë ndër emrat më të respektuar.
I famshëm është rasti kur në Split gjykoi takimin ndërmjet Hajdukut dhe Crvena Zvezdës, e po ashtu ishte i përfshirë edhe në ndeshje tjera shumë të rëndësishme të kampionatit jugosllav në vitet e 80-ta.