Zjarri shpërtheu në qendrën tregtare “Centara Grand & Centralworld” në orën 18:00 të mërkurën.
Shtëllungat e zeza të tymit dolën jashtë ndërtesës dhe tre persona kërcyen jashtë duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Pamjet në mediat sociale tregojnë tymin që del nga rrokaqielli që digjet. Trafiku tipik i ngarkuar i Bangkokut pengoi përpjekjet e shërbimeve emergjente për të arritur të shuajnë në kohë zjarrin dhe u desh rreth një orë apo më shumë pas shpërthimit për të vendosur nën kontroll flakët.
Guvernatori i Bangkokut, Assawin Kwanmuang u tha gazetarëve se zjarri shpërtheu në katin e tetë, në një depo dokumentesh. Centara Grand Hotel është një nga hotelet më të mëdha në kryeqytetin tajlandez.
Ngjarja e të mërkurës nuk është hera e parë që Centara Grand ka marrë flakë. Protestuesit antiqeveritarë vendosën zjarrin në hotel në vitin 2010, pas disa muaj demonstratash.