
Reprezentuesi kosovar, Milot Rashica, ka pushtuar ballinat e gazetave gjermane me super paraqitjet e tij për Werder Bremen në vitin 2019.
Rashica ishte transferuar në janar të vitit 2018 në klubin gjerman dhe në muajt e parë në futbollin gjerman kishte hasur në vështirësi, për shkak të dallimit të nivelit të ligës gjermane me atë holandeze, shkruan Insporti.com.