
Mohamed Salah shënoi gol spektakolar sot, në fitoren e Liverpoolit në ‘Anfield’, përballë Chelseat.
Egjiptiani e dyfishoi epërsinë e ekipit të Jurgen Klopp, për ta gjunjëzuar Chelsean e Maurizio Sarrit, shkruan Insporti
Goli ishte aq i bukur, sa që dy ish-lojtarët e Premierligës, tani analistë – Ian Wright e Steve McManaman, mbetën gojëhapur nga ‘magjia’ e egjiptianit, gjatë transmetimit live të ndeshjes.
Sidoqoftë, ish-portieri i Premierligës, Shay Given, duket se më shumë e ka vlerësuar darkën e tij, se sa atë se çfarë Salah kishte bërë në fushë.