
Dje katedralja e Notre Damit, është përfshirë nga flakët, duke e lënë të djegur pjesën më të madhe të saj.
Një dëshmitarë tha se “Arti dhe historia shekullore u shkatërrua para syve tanë. Kjo ndërtesë ka qëndruar që nga kohët mesjetare. Kjo është e tmerrshme”.
Ndërsa një person që jeton në Paris shkroi në Twitter: “E pavërtetë. Unë sapo e vizitova Notre-Damin para dy ditëve. Për momentin po e shikoj tymin nga një restorant në qendër të Parisit, raporton DailyMail.
“E gjithë çatia shkoi. Nuk shoh shpresë për ndërtesën”, tha një dëshmitar i quajtur Jacek Poltorak, i cili po shikonte nga kati i pestë i apartamentit të tij.
Ndërsa një turist, transmeton DailyMail, ka thënë se “Notre-Dame është ndoshta ndërtesa më e bukur që ka shkelur këmba e tij, dhe ta shohësh atë të digjet, të dhemb shpirti”.
Ende janë duke vazhduar përpjekjet e zjarrfikësve për ndaljen e flakëve, por sipas të gjitha gjasave, do të jetë shumë e vështirë për ta shpëtuar Notre-Damin.