“Guardiola e fitoi Ligën e Kampionëve vetëm me Barcelonën për shkak të Rijkaardit”

“Guardiola e fitoi Ligën e Kampionëve vetëm me Barcelonën për shkak të Rijkaardit”

Legjenda holandeze e futbollit, Ruud Gullit, ka bërë një deklaratë interesante rreth trajnerit spanjoll të Manchester City, Pep Guardiola.

Ish ylli i Milanit ishte i ftuar në televizionin arab “beIN Sports” për të analizuar ndeshjet e Ligës së Kampionëve që u zhvilluan sonte dhe pa dyshim vëmendja ishte në përballjen angleze, ndërmjet Man City dhe Tottenham.

Guardiola edhe në këtë sezon dështoi të kualifikohej për në gjysmëfinale si trajner i City, për vitin e tretë me radhë dhe për këtë e ka një shpjegim legjenda holandeze.

“E di së është shumë e rëndësishme për të, pasi ai dëshiron ta fitojë këtë garë. Ai ka pasur një super ekip me Barcelonën, por ai e kishte trashëguar skuadrën nga trajneri holandez, Franck Rijkaard. Lionel Messi kishte bërë debutimin nën Rijkaard dhe pastaj ishte bërë i rëndësishëm për Barcelonën. Por, jo vetëm me City, ai ka dështuar dhe me Bayern Munich, kjo dëshmon se nuk mund të blihet një ekip, megjithatë e shoh një pasion të madh tek ai për ta fituar Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar Gullit, transmeton Insporti.com.

Ai po ashtu ka deklaruar se Guardiola nuk mund ta fitojë Ligën e Kampionëve pa superyllin argjentinas, Lionel Messi.

Guardiola për herë të fundit Ligën e Kampionëve e ka fituar me Barcelonën në vitin 2011 kundër Manchester United. /Insporti.com