Janë mësuar emrat e katër skuadrave gjysmëfinaliste të Ligës së Kampionëve për sezonin 2018/2019.
Me përfundimin e dy ndeshjeve të kthimit të zhvilluara të mërkurën mbrëma, janë mësuar emrat e katër skuadrave që do të kërkojnë lavdinë evropiane këtë sezon.
Ajaxi, Tottenhami, Barcelona dhe Liverpooli, janë skuadrat që e kanë siguruar kualifikimuin tutje.
Ajax në gjysmëfinale do të takohet me Tottenhamin, ndërsa Barcelona me Liverpoolin.
Tashmë janë konfirmuar edhe datat se kur do të zhvillohen dy ndeshjet gjysmëfinale.
Ndeshjet e para gjysmëfinale do të zhvillohen më 30 prill dhe 1 maj, ndërsa ato të kthimit pas një jave, më 7 e 8 maj.
Takimi i parë Barcelona – Liverpool do të zhvillohet në ‘Camp Nou’, kurse ai i kthimit në ‘Anfield’.
Kurse, gjysmëfinalja e parë Tottenham – Ajax do të zhvillohet në Londër, në ‘Tottenham Hotspur Stadium’, kurse ajo e kthimit në ‘Johan Cruijff ArenA’.