Momenti kur gazetari ia jep lajmin e keq dhe ia prish festën yllit të Tottenhamit

Momenti kur gazetari ia jep lajmin e keq dhe ia prish festën yllit të Tottenhamit

Heung-min Son ka marrë lajmin e keq pas kualifikimit të Tottenhamit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Koreani Son, ishte heroi i Tottenhamit në dy ndeshjet, me tri gola në dy përballjet gjysmëfinale, shkruan Insporti.

City fitoi 4:3 në ndeshjen e dytë, por u kualifikua në katër më të mirat falë golave të shënuar si mysafir.

Son, që e kishte shënuar golin e vetëm dhe të fitores në çerekfinalen e parë në ‘Tottenham Hotspur’ stadium, në ‘Etihad’ shënoi dy gola brenda vetëm tre minutave (7′ dhe 10′).

Por, lajmi i keq për të dhe ekipin e Pochettinos, është se 26-vjeçari nuk do të luajë në ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Ajaxit.

Kjo për shkak të kartonit të verdhë, të cilin ai e mori në minutën e 48-të të ndeshjes.

Gazetari i Sky Sport të Gjermanisë, e informoi koreano-jugorin rreth suspendimit, ndaj të cilit ai reagoi me befasi.

“Nuk e paskam ditur!”, ishte reagimi i shkurtë i Son.

Ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Ajaxit, Tottenhami do ta zhvillojë në shtëpi, në ‘Tottenham Hotspur Stadium’. /Insporti.com