“Si do ta ndalësh Messin?” – Përgjigjja befasuese e Van Dijkut

“Si do ta ndalësh Messin?” – Përgjigjja befasuese e Van Dijkut

Virgil Van Dijk është pyetur për Leo Messin, pas kualifikimit të Liverpoolit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Qendërmbrojtësi holandez, përballë do të ketë lojtarin që konsiderohet si më i mirë në botë, në përballjet gjysmëfinale, shkruan Insporti.

Mbrojtësi i të kuqve, pas fitores 1:4 në udhëtim te Porto, tha se Messi është lojtari më i mirë në botë.

“Mendoj se Messi është lojtari më i mirë në botë”, tha Van Dijku pas ndeshjes.

“Si do ta ndalësh Messin?” – ishte pyetja e gazetarit drejt 27-vjeçarit.

“Nuk e di, do të shohim”, ishte reagimi i Van Dijkut.

Ndeshjet e para gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve do të zhvillohen më 30 prill dhe 1 maj, ndërsa ato të kthimit pas një jave, më 7 e 8 maj.

Takimi i parë Barcelona – Liverpool do të zhvillohet në ‘Camp Nou’, kurse ai i kthimit në ‘Anfield’. /Insporti.com