Perandori japonez i njoftoi zotat për abdikacion

Perandori japonez Akihito u lut në tempull ashtu që në mënyrë rituale i informoi zotat shintostë për abdikacionin e tij.

Perandori japonez i njoftoi zotat për abdikacion

Akihito (85) do të zbres nga froni më 30 prill, gjë që do të jetë abdikacioni i parë i ndonjë perandori japonez në dy shekujt e kaluar. Edhe më herët abdikacioni i perandorëve ka qenë dukuri e rrallë në histori të Japonisë.

Trashëgimtari i fronit, princi Naruhito, do të ulet në Fronin e Krizantemave më 1 maj.

Akihito e ka kryer ritin “Shinecu no Gi” në kuadër të procedurës së trashëgimisë në tempullin Ise në perëndim të Japonisë.

Perandori ka hyrë në tempull derisa zyrtarët e pallatit perandorak mbanin dy thesare perandorake, shpatën dhe gurin e çmuar. Thesari i tretë, pasqyra, është ruajtur në tempull. Thesaret kanë udhëtuar me perandorin nga pallati në Tokio. Këto tri objekte do t’i dorëzohen Naruhitos pasi të emërohet perandor.

Në ceremoni ka marrë pjesë edhe vajza e Akihitos Sajako Kuroda, klerikja e parë në tempullin Ise.

Dikur besohej se perandorët japonezë janë pasardhës të drejtpërdrejtë të hyjneshës së diellit Amaterasu, e cila qëndron në tempullin Ise dhe e cila është në krye të “jaojorozu”, gjegjësisht, sipas religjionit shintoist, tetë milionë zotë të gjitha gjërave. Ritualet në Ise e kryen familja perandorake, ndërsa perandori ishte kleriku i parë deri në vitin 1945, deri kur shinto ishte religjion shtetëror, ndërsa perandori konsiderohej zoti i gjallë.

Shito është religjion i vjetër ndoshta sa edhe Japonia, paraqet një përzierje të pasur të gojëdhënave popullore, adhurimit të natyrës dhe kombit japonez./Insajderi.com.