U prezantua diamanti i kaltër më i madh i gjetur ndonjëherë në Botsvanë

Diamanti i kaltër me peshë mbi 20 karatë, është prezantuar në Botsvanë, ku ky gur i çmuar edhe u zbulua.

U prezantua diamanti i kaltër më i madh i gjetur ndonjëherë në Botsvanë

Okavango Diamond Company, e cila është në pronësi shtetërore, ka kumtuar se ky është diamanti i kaltër më i madh i zbuluar ndonjëherë në këtë shtet të Afrikës jugore dhe se vetëm disa nga këto “gurë të kaltër” janë gjetur në treg në dekadën e fundit, transmeton AP.

Ngjyrën e kaltër diamanti e ka marrë duke falënderuar mineralit të borit, i cili është i pranishëm në gurë nëpër oqeane kur është krijuar diamanti, para një deri tre miliardë vjetëve.

Kompania pret që diamanti të shitet deri në fund të vitit.