Koreja e veriut teston një armë të re, nuk tregon qëllimin e saj

Koreja e veriut teston një armë të re, nuk tregon qëllimin e saj

Koreja e veriut ka treguar të enjten se ka lansuar një armë të re për testim, mirëpo i ka mbajtur të fshehta detajet e tjera, shkruan Insajderi.

Arma mendohet të jetë një raketë balistike që mund të vë në rrezik diskutimet për paqe, sipas Associated Pres.

Duke marrë parasysh se lajmërimi për këtë armë erdhi pas kërkesave të reja për të vazhduar negocimet me Amerikën, testimet besohet të jenë menduar për forcimin e ushtrisë.

Ekspertët e Koresë jugore dyshojnë se arma e re mund ët jetë një raketë e lundrimit, por ende nuk dhe më shumë.

Nëse arma do të ishte më e madhe, kjo do të ishte një kërcënim për Amerikën dhe kombet e tjera.

Në këtë mënyrë Koreja e veriut do të rrezikonte përpjekjet e vazhdueshme për të rritur sanksionet që vendet e tjera kanë imponuar tek ajo.

Kim Jong-Un bëri thirrje që Amerika të tërheq sekretarin e shtetin Mike Pompeo nga negociatat e vazhdueshme për çarmatim, duke e akuzuar se ai po fliste pa kuptim dhe për keqinterpretim të marrëveshjes midis dy vendeve.

Ekspertët mendojnë se testimi i ri i armëve ka për qëllim të shtojë pak më shumë rëndësi këtyre kërkesave./Insajderi.com