Forcat kufitare zënë drogë për disfunksion erektim me vlerë prej 13 milion funtesh

Forcat kufitare zënë drogë për disfunksion erektim me vlerë prej 13 milion funtesh

Viagra të rreme dhe droga të tjera për mosfunksionim të ereksionit me vlerë prej më shumë se 13 milion funtesh janë konfiskuar nga forca kufitare e Mbretërisë së Bashkuar vitin e kaluar, shkruan Insajderi.

Trajtimet për humbjen e peshës, ndriçimin e lëkurës, HIV, kancerin dhe humbjen e flokëve, midis sëmundjeve të tjera të rënda, përbënin edhe 2.5 milionë funte të drogave ilegale të kapura në porte dhe zyra postare.

Policia paralajmëroi se grupet e krimit të organizuar po lëviznin gjithnjë e më shumë në trafikimin e drogës.

Gjersa vlera totale e drogës së trafikuar ra rënë që nga viti 2017, vlerësohet se një në dhjetë persona në Angli kanë blerë medikamente false online në vitet e kaluara.

Në përpjekje për të luftuar këtë problem, agjencia për shëndet mjekësor ka bërë  një kampanjë FakeMeds, për t’i paralajmëruar njerëzit për pasojat negative shëndetësore për blerjen e medikamenteve online.

Në vitin 2018 forcat kufitare kanë zënë droga ilegale me vlerë prej 15.467.385 funtesh.

Doktorët dhe policët kanë bërë thirrje që personat të mos blejnë medikamente online, pasi personat që merren me trafikimin e tyre nuk duan t’ia dinë për shëndetin e njerëzve./Insajderi.com