
Një ditë më parë, një rrufe goditi Akropolin e Athinës duke lënë të plagosur 2 vizitorë dhe 2 roje. Mediat greke raportuan se mbi Akropol ranë vetëtima, të cilat sollën shkatërrim të pjesës ku qëndrojnë rojet e sigurisë .
Moti i keq me vetëtima shkaktoi 4 të plagosur, 2 prej të cilëve ishin roje sigurie, ndërsa 2 ishin turistë. Shërbimi Kombëtar Meteorologjik i Greqisë paralajmëroi të enjten për një stuhi tjetër të fuqishme në Athinë, sidomos pasdite dhe mbrëmje.
Si pasojë e situatës është vendosur mbyllja e Akropolit për vizitorët.
Shërbimi meteorologjik helen njoftoi se si rrjedhojë e ngjarjes së ndodhur, monumenti historik do të qëndrojë i mbyllur për disa kohë.
Vizitorët në monumentin më të lartë historik të Greqisë u penguan të hynin në vendin e Pantheonit në kodrën e Akropolis në Athinën qendrore.
Nga Shërbimi Meteorologjik u tha gjithashtu se mbyllja për disa ditë bëhet për të pasur siguri sa më maksimale për Akropolin vetë dhe turistët që e vizitojnë atë.