Arrestohen prindërit pasi nën ndikim të narkotikëve lanë fëmijët në rrugë

Arrestohen prindërit pasi nën ndikim të narkotikëve lanë fëmijët në rrugë

Janë arrestuar çifti amerikan pasi që nën ndikimin e narkotikëve kishin lënë fëmijët e tyre pa kujdesje.

Punonjësit që gjendeshin afër furgonit ku ata qëndronin, kishin vërejtuar 3 fëmijët e Jordyn Freeman dhe Randy McMillin ku njëri prej tyre ishte totalisht pa rroba.

Ndërsa gjatë kontrollimit nga policia e Floridës, dy binjakët e çiftit ishin gjetur brenda furgonit të rrethuar me llojllojshmëri  drogash.

Po ashtu ata njoftuan se fëmijëve i janë dhënë rroba të pastra dhe janë dërguar në Departamentin e Shtetit të Fëmijëve dhe Familjeve.