Marshojnë për përmirësimin e sjelljeve të këqija seksuale- shikoni me çfarë përballen punëtorët e Google

Marshojnë për përmirësimin e sjelljeve të këqija seksuale- shikoni me çfarë përballen punëtorët e Google

Dy nga shtatë punonjësit e Google të cilët organizuan një ecje masive nëntorin e kaluar thonë se ata janë përballur me hakmarrje.

Pas udhëheqjes së protestës, e cila kërkonte të ndryshonte trajtimin e sjelljes së keqe seksuale të Google, Meredith Whittaker një nga punëtoret e kompanisë, i kishin thënë se roli i saj do të “ndryshonte në mënyrë dramatike”.

Claire Stapleton, i kishin thënë se do t’i shkurtohet orari i punës.

Të dy pohojnë se ata nuk janë vetëm, dhe ata planifikojnë të mbledhin më shumë histori dhe strategji me kolegët.

Shumë punëtor morën lajmin për zvogëlimin në orar vetëm disa muaj pas protestës, dhe kur at sollën çështjen tek burimet njerëzore, thuhet se situata u bë gjithnjë më armiqësore.

Në prill, Google shpërbë bordin e etikës së UA dhe i tha Whittaker se në mënyrë që të qëndronte me kompaninë, ajo do të duhej të braktiste punën e saj mbi etikën e AI-së – duke përfshirë rolin e saj në Institutin e inteligjencës artificiale, një qendër kërkimore që ajo bashkë-themeloi në New York.

Në një letër, të përbashkët në Wired, dy aktivistët thonë se kompania ka një zakon të ndëshkimit dhe anashkalimit të punëtorëve.

“Google ka një kulturë të hakmarrjes, e cila shpesh punon për të heshtur gratë, njerëzit me ngjyra dhe pakicat gjinore”, thuhet në letrën.

Për të trajtuar çështjen, Whittaker dhe Stapleton po organizojnë një takim në vend ku kërkojnë shpagim, të cilën ata do të incizojnë live për punonjësit  tjerë të premten, 26 prill.

Në këtë pikë,është shumë herët për të ditur nëse do të organizojnë edhe një ecje tjetër.

Pavarësisht kësaj, kjo vazhdon të jetë një trend i punonjësve të Google duke u folur për shqetësimet e tyre me kompaninë./Insajderi.com