9 çifte homoseskualësh puthen para 9 monumenteve historike në Rusi – protestë kundër Putinit

9 çifte homoseskualësh puthen para 9 monumenteve historike në Rusi – protestë kundër Putinit

Në mbrojtje të të drejtave homoseksuale në Chechnya, është bërë një set fotografik në disa nga vendet historike të Rusisë, shkruan Insajderi.

“Nëse duam një të ardhme me të mirë për gjeneratat  e reja duhet të ndalojmë së qenëri indiferent rreth asaj se çfarë po ndodh në vendin tonë”, ka thënë Saint Petersburg, drejtori kreativ i Roman Gunt.

Sipas një ligji i propagandës së homoseksualëve i bërë në vitin 2013 për të çrrënjosur prezantimin e personave LGBTQ nga media, kultura dhe hapësira publike, grupi i ri ka për qëllim që të luftoj për të drejtat e tyre pavarësisht rrethit konservator.

Së bashku me fotografin Nick Gavrilov, Roman gjeti nëntë qifte homoseksuale dhe heteroseksuale, të cilët u puthën para institucioneve të shtetit, objekteve kulturore dhe shumë vendeve mondane tipike Ruse, ashtu si pamja në metro.

“Ky projekt është një histori e çdo qifti, një ftesë në jetën e tyre personale. Komuniteti LGBTQ tani është duke u rritur dhe duke u bërë më i fortë në Rusi, dhe gjëja më e rëndësishme është ti mbështesin ata” , ka thënë fotografi.

“Ne duam të ekspozojmë energjinë pozitive që do t’i ndikoj gjenerata e ardhshme” ka shtuar ai.

Sjellja e shprehjes së dashurisë e cila është e përndjekur nga shoqëria në një vend publik ishte një pjesë e rëndësishme e projektit.

Vendimi për ta bërë këtë projekt erdhi pas lajmit të ndjekjes penale dhe torturimit nga ana e policisë ndaj komunitetit LGBTQ në Chechnya në Rusi.

Vendet e zgjedhura ishin të qëllimshme sepse këto vende janë të mbushura me turistë, dhe qëllimi i organizatorëve ishte të marrë sa më shumë vëmendjen e njerëzve, por gjithashtu edhe të dukeshin prapavijat e bukura.

“Ne kemi nevojë për një revolucion për të treguar qeverinë ruse se brezi ynë nuk do të mbajë ngjarjet e neveritshme që po ndodhin në Chechnya me motrat dhe vëllezërit tanë. Kush do të bëjë diçka për këtë, nëse nuk bëjmë në? ” ka thënë Gunt./Insajderi.com