
Katedralja Hereford është shtëpia e hartës Mappa Mundi, e cila është harta më e vjetër e cila arriti të shpëtoj që nga koha e mesjetës, shkruan Insajderi.
Shumica e hartave mesjetare në botë që mbijetuan deri më sot, nuk ishin të dizajnuara për udhëtim.
Kjo hartë përmban informacione për botën shpirtërore dhe super natyrale dhe është një përmbledhje e njerëzve, vendeve dhe shëmbëlltyrave.
“Mappa Mundi është përkthyer si lecka e botës. Deri tani është harta më e madhe e botës mesjetare që ka mbijetuar deri më sot. Ajo ka rrugët e pelegrinëve dhe rrugët e tregtisë qe ju mund ti ndiqni, por nuk është një hartë udhërrëfyese. Ka shumë foto të njerëzve të çuditshëm dhe bishave, shumë prej tyre duken të pazakonta në ditët e sotme. Ka njerëz të racave të ndryshme, ku disa kanë një kokë qeni mbi trup, ose fytyra njerëzore në trup. Këto janë gjëra që në nuk e dimë nëse kanë ekzistuar vërtetë”- ka thënë Dr. Rosemary Firman bibliotekarja dhe historiania e katedrales Hereford.
Imazhet e çuditshme të paraqitura në hartë janë bazuar më shumë në perspektivën krishtere dhe perëndimore.
Duke marrë parasysh se në kohën mesjetare gjithçka kishte të bënte me simbolet, Mappa Mundi është një krijim i mrekullueshëm, si një enciklopedi vizuale brenda së cilës njerëzit jetuan, gjetën kuptimin , drejtimin dhe shpresën./Insajderi.com