Tarashaj shënon golin e parë në Bundesligë, feston me shqiponjë

Sulmuesi i lindur në Prizren që përfaqëson Zvicrën në futboll, Shani Tarashaj ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e Eintracht Frankfurtit në Bundesligën gjermane.

Tarashaj shënon golin e parë në Bundesligë, feston me shqiponjë

Sulmuesi shqiptar që mbron ngjyrat e Zvicrës ka shënuar në portën e Hamburgut në minutën e 60-të, në një ndeshje që Eintrachti e fitoi me rezultat të pastër 3-0.

Me këtë fitore skuadra e Eintracht Frankfurt ngjitet në vendin e katërt në tabelë me 14 pikë, raporton Insajderi.

Sulmuesi që është në pronësi të skuadrës angleze Everton, mirëpo i huazuar tek Eintrachti, kishte mundësi të zgjidhte Kosovën kur FFK u pranua në FIFA dhe UEFA, por në fund zgjodhi të qëndroi tek Zvicra.

tasha

Ai pati mundësinë të luante edhe me kombëtaren shqiptare të futbollit, por refuzimi i një ftese të bërë nga trajneri italian, Gianni De Biasi, bëri që trajneri italian i kuqezinjve të mos e konsideronte më sulmuesin në planet e tij.

De Biasi kishte thënë se nuk do ta ftonte prizrenasin pas një refuzimi që i kishte bërë kombëtares, pavarësisht dëshirës së shprehur prej tij për të luajtur me kuqzinjtë. /Insajderi.com

[dailymotion id=”x4ygvwt”]