
Në vendet e Bashkimit Evropian thuhet se ka mungesë të konsiderueshme të punëtorëve, andaj në disa vende të diplomuarit nuk e kanë problem punësimin.
Sipas Eurostat, Malta është vendi ku të diplomuarit gjejnë menjëherë vende pune.
Malta e kalon edhe Gjermaninë në këtë statistikë.
94.5% e të diplomuarve në Maltë gjejnë vend pune, kurse në Gjermani 90.9 përqind.
Vendin e tretë e zë Holanda, pastaj vie Republika e Çeke dhe top pesëshen e mbyllë Austria.